Kanosi dhe fyen policët në Prizren, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prizren pasi që ai gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.
Në raportin 24- orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me rastin po merret Mjësiti i hetimeve në kuadër të stacionit në Prizren./IndeksOnline/