Mijëra të evakuar si pasojë e zjarreve në Kanada

Mijëra persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kanadanë Perëndimore, për shkak të zjarreve. Sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, sipas autoriteteve federale.
Pothuajse 3,500 banorë u detyruan të largohen, 400 kilometra më në jug, të premten mbrëma. Në provincën fqinje të Albertës, 43 vatra zjarri ishin aktive, njëra prej të cilave ishte rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Fort McMurray./abcnews.al
Large plumes of smoke drifted over Alberta and in British Columbia as fires raged out of control across western Canada https://t.co/la9CbYuVGO pic.twitter.com/LkzR09ZvPl
— Reuters (@Reuters) May 13, 2024
Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj. Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150 milionë hektarë, morën jetën e tetë zjarrfikësve.