Luajti ndeshjen e fundit me Porton, futbollisti që po shkon te Interi nuk i mbante dot lotët

Futbollisti Mehdi Taremi, dje luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Portos në Portugali në fitoren 2:1 ndaj Boavista.
Madje ishte Taremi ai që shënoi golin e fitores për ekipin e tij në sekondat e fundit të ndeshjes.
Taremi pas ndeshjes filloi të qante sepse do të largohet nga ky klub në fund të sezonit.
31-vjeçari do të largohet nga Porto me parametra zero dhe do të nënshkruaj me kampionin e Serie A, Interin.
Sulmuesi Iranian gjatë këtij sezoni zhvilloi 22 ndeshje, shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asiste.
👋🏻🐉 Mehdi Taremi, crying tonight as he will leave FC Porto at the end of the season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 12, 2024
He’s joining Inter as free agent, here we go since February set to be official. ⚫️🔵
pic.twitter.com/8vw9DAKByW