75 Mall Live Search
12:25 / E Hënë, 13 Maj 2024 / S Z

Mjekët ia transplantuan veshkën e derrit një burri, ai vdiq 7 javë pas operacionit

Njeriu i parë tek i cili u transplantua veshka nga një derr i modifikuar gjenetikisht, ka vdekur shtatë javë pas operacionit.

Richard Slayman, 62 vjeç, iu nënshtrua transplantit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusettsit në SHBA në mars dhe shpresohej se veshka do të zgjaste dy vjet.

Por ekipi që kreu operacionin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se ai ka vdekur si rezultat i procedurës.

Slayman, nga weymouth, Massachusetts, ishte njeriu i parë i gjallë tek i cili u transplantua veshka e derrit. Dy burra kanë marrë më parë transplantim zemre nga derrat, por edhe ata kanë vdekur brenda disa muajsh.

Slayman mori një transplant të veshkës njerëzore në vitin 2018, por ajo filloi të dështonte vitin e kaluar, kështu që ai u rikthye në dializë. Megjithatë, për shkak të një sërë komplikimesh të dializës që atëherë, mjekët sugjeruan një transplantim të veshkës së derrit.

Në një deklaratë, familja e tij falënderoi mjekët, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

“Përpjekjet e tyre të mëdha për të udhëhequr ksenotransplantin i dhanë familjes sonë shtatë javë të tjera me Rickun dhe kujtimet tona të bëra gjatë asaj kohe do të mbeten në mendjet dhe zemrat tona”, tha familja në deklaratë.