75 Mall Live Search
12:50 / E Hënë, 13 Maj 2024 / Gj. Sh

Do të largohet nga Reali apo do ta zgjasë kontratën, vendos Andriy Lunin

Real Madridi dhe Andriy Lunin janë në prag të një marrëveshjeje që ukrainasi të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me klubin.

Pas një sezoni të suksesshëm në të cilin ai pati një rol kyç gjatë triumfit të tyre në La Liga dhe rrugës për në finalen e Ligës së Kampionëve.

E ardhmja e tij ishte në dyshim, me kontratën e tij që do të përfundojë e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë vend në 11-shen startuese, pasi Thibaut Courtoisi pritet të rikthehet.

Belgu pritet të startojë edhe në finalen e Champions League. Megjithatë, Lunin ka rënë dakord të konkurrojë me Courtoisin me vendin e tij, sipas Relevo, dhe vetëm detajet e vogla qëndrojnë në mes të vendosjes së stilolapsit në letër. /IndeksOnline/