Pacolli e pret Përparim Ramën në një takim

Behgjet Pacolli është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Përveç dhurimit të një libri, Pacolli e ka përgëzuar Ramën për punën e tij.

“Sot kam pasur një takim të këndshëm me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Ramën. E përgëzova për punën e tij të shkëlqyer për kryeqytetin tonë dhe veçanërisht për vizionin e tij për të ardhmën.. Zhvillimi i vërtetë vjen nga harmonizimi i ideve dhe vizionit të tij të fuqishëm, si dhe nga investitorët privatë që japin kontributin e tyre. Prishtina po ecën me një ritëm të duhur dhe kjo është shumë inkurajuese” shkruan Pacolli në njoftim./Indeksonline/