Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Ziv-i e falënderon Kosovën

Me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, shkëlqesia e saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen për Izraelin, veçanërisht marrë parasysh vështirësitë që po kalon vendi.
“Me rastin e 76-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, dua të falënderoj miqtë e mi nga të gjitha fushat e jetës në Kosovë për mbështetjen e tyre për Izraelin, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë. Ju faleminderit! Hvala vam! #YomHaatzmaut #Israel76”, ka shkruar ambasadorja Ziv në platformën X.