Nagelsmann nuk fton lojtarin në formë të Dortmundit

Ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i “Euro-s 2024” që do mbahet në Gjermani.
Por nikoqirët kanë befasuar duke mos thirrur mbrojtësin në formë të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.
Siç transmeton gazeta gjermane “Bild”, mbrojtësi 35-vjeçar nuk do ftohet nga “Die Mannschaft”-i pas konfirmimit të Robin Koch-ut.
Hummelsi, këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Borussia Dortmundit, ku ka ndihmuar skuadrën të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve ku do luajë kundër Real Madridit, më 1 qershor./IndeksOnline/
🇩🇪 Germany confirm that Robin Koch will be called up for Euro 2024.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 14, 2024
❗️ BILD reports it means Mats Hummels will NOT be part of the squad, Julian Nagelsmann has decided. pic.twitter.com/dVyUxk2yJ3