75 Mall Live Search
14:23 / E Martë, 14 Maj 2024 / L K

“Ky vendim i qeverisë sot duket i pakuptimtë”, reagon ish-kryediplomatja kosovare

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e ka quajtur të pakuptimtë vendimin e qeverisë për moslejimin e hyrjes së patrikut Porfirije në Kosovë.

“MPJ-ja ka arsye të forta që me të drejtë ka refuzuar hyrjen e patrikut Porfirije të Kishës ortodokse serbe në territorin e Kosovës.
Megjithatë, pasi që u lejua që çështja e Kishës ortodokse të depërtojë për herë të parë në agjendën e dialogut (marrëveshja e Brukselit/Ohrit, dhe pas dhënies së dritës së gjelbër për zbatimin e vendimit të padrejtë të GJK-së për tokat rreth manastirit të Deçanit, ky vendim i qeverisë sot duket i pakuptimtë”, shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/