75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 14 Maj 2024 / k.v

AAK-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit, jo rrëzimin me mocion (Video)

Ish-ministri Financave, njëherit anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Haki Shatri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të duhet të ofrojë dorëheqjen dhe jo të kërkojë shpërndarjen e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës.

Ai mendon se thirrja që i ka bërë mbrëmë Kurti opozitës, ka qenë e vonuar pasi i ka injoruar deri tash dhe tash në fund të mandatit po i thërret.

Sipas tij, kryeministri aktual qw nga marrja e pushtetit i ka injoruar në formën më të ultë, krejt subjektet tjera politike që janë në opozitë dhe për këtë arsye ky kryeministër sipas Shatrit duhet të dorëhiqet.

“Ky e ka pru punën për me dhënë dorëheqje edhe mendojmë që ky duhet me dhënë dorëheqjeje jo me bërë shkarkim të kuvendit. Po me dhënë dorëheqjeje sepse e meriton me shku me dorëheqje për punët se si i ka pru deri tash në raport me faktorin ndërkombëtar dhe me problemet sociale një qeveri e cila vetëm dëme i ka sjell këtij vendi asnjë hajr në asnjë aspekt” , tha Shatri.

Sipas tij, kjo qeveri s’ka pas asnjë rezultat, përkundrazi ka pas vetëm fjalë të thata kinse po e luftojnë korrupsionin.

“Fjalë të thata që e ka luftu korrupsionin por Qeveria po i mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion në vend se me i luftu ajo po i mbron. Kjo s’ka ndodh kurrë në histori të paktën ai që është zënë si i korruptuar ka shkuar në institucione gjyqësore këta po e mbrojnë me kryeneqësi”, tha Shatri.

Ai ka shtuar se janë bllokuar komisionet hetimore në parlament sepse e kanë shumicën. Deputetët nuk po shkojnë në mbledhje edhe komisioni nuk mundet me marrë vendime./Indeksonline/