75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 14 Maj 2024 / Gj. Sh

Zbulohet data, ja kur do të zyrtarizohet Mbappe tek Reali

Kylian Mbappe e zyrtarizoi së fundmi largimin nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit me anë të një videoje.

E të gjithë po e presin zyrtarizmin e klubit të tij të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë Real Madridi.

Sigurisht, siç raporton mediumi francez “RMC Sport”, transferimi i tij nuk do të bëhet publik para finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më 1 qershor.

Transferimi i tij tek “Los Blancos” më saktësisht do të bëhet zyrtar më 3 qershor, kurse prezantimi do të bëhet pak më vonë. /IndeksOnline/