Përdori një frazë të ndaluar naziste në fushatë, gjykata gjobit politikanin gjerman

Një gjykatë gjermane ka gjobitur një politikan të ekstremit të djathtë Alternativa für Deutschland për përdorimin e një fraze të ndaluar naziste në një tubim politik.
Björn Höcke, drejtues i AfD-së në rajonin lindor të Turingisë, u gjobit me 13 mijë euro për përdorimin e një slogani të lidhur me krahun paraushtarak të partisë naziste, SA, në një fjalim në maj 2021.
Höcke, një ish-mësues historie, e mbylli fjalën e tij në atë kohë me thirrjen “gjithçka për Gjermaninë”. Trupa gjykuese tha se ai dinte për konotacionet e saj naziste kur e tha atë dhe e gjobiti atë me 13,000 €.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej gjashtë muajsh me kusht, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e tyre. Ai akuzoi prokurorët se e kishin shënjestruar politikisht dhe tha se ishte viktimë e “represionit politik”.
Ekipi i tij ligjor tha se do të apelonte kundër vendimit.
Gjermania ka ligje të rrepta që ndalojnë përdorimin e sloganeve, propagandës dhe simbolizmit të lidhur me organizata të ndaluara si partia naziste apo organizata të tjera terroriste.