75 Mall Live Search
08:09 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / G T

“Godet” trajneri i spursave, Postecoglou: Problemet janë brenda klubit!

Skuadra e Tottenham Hotspur pësoi humbje 0:2 në ndeshjen ndaj Manchester City që ishte lojë e mbetur në Premier League.

Trajneri i klubit nga Londra, Ange Postecoglou pas ndeshjes bëri një “goditje” dhe tregoi problemet që ka kjo skuadër, shkruan Indeksonline

“Fatkeqësisht në 48 orët e fundit, pashë që themelet janë të brishta. Është brenda klubit dhe jashtë klubit”, u shpreh trajneri

Spurs tani rrezikon edhe pozitën e pestë në tabelë, madje duhet ta fitoj patjetër ndeshjen e fundit për të mbetur në këtë vend – dhe të kualifikohet në UEFA Europa League.

Kujtojmë që Tottenham Hotspur gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 63 pikë në pozitën e pestë – gjashtë më shumë se Newcastle dhe Chelsea, por që këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak./Indeksonline/