75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 16 Maj 2024 / MSH

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjeti armë dhe kokainë

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi tek ai janë gjetur narkotikë dhe armë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:15, në rrugën “Dritan Hoxha” raporton Indeksonline.

Sipas policisë, tek i dyshuari së pari u gjeten 67.5 gramë narkotik e llojit kokainë.

Më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 11 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë, një thikë, një telefon celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Indeksonline/