75 Mall Live Search
12:57 / E Enjte, 16 Maj 2024 / S Z

Analistët: I vonuar veprimi i qeverisë për draftstatutin për Asociacionin

Njohësit e rrethanave politike në vend e kanë vlerësuar të vonuar dhe skandaloz veprimin e Qeverisë për të përgatitur draftstatutin për Asociacionin. Sipas tyre, kjo është humbje, pasi Kosova pikërisht për këtë arsye ka mbetur jashtë agjendës për anëtarësim në Komitetin Ministror të  Këshillit të Evropës.

Vendimin e qeverisë të cilin e ka bërë publik ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, se ekzekutivi është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, i pari e ka komentuar shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se ky është një veprim politikisht i gabuar që i shkakton humbje Kosovës.

“Mendoj që është veprim politikisht i gabuar, taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën, sepse Kosova tashme e ka humbur mundësinë që në këtë mbledhje të Komitetit të Ministrave,,, të merret vendim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Gashi

Ndërkaq, njohës të rrethanave politike në vend, e kanë vlerësuar skandaloz dhe lojë të pakuptimtë veprimin e qeverisë. Profesori universitar, Dritero Arifi, tha për Radio Kosovën se qeveria ka pasur kohë mjaftueshme që ta bëjë draftstatusin dhe të mos e humb rastin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ose është dashur të bëhet më herët drafti ynë, ose të mos bëhet fare. Nuk po e kuptoj, pse të bëhet pas një muaji?! Kjo po i bie se këta po duan të shpërlahen edhe me ndërkombëtarët edhe me militantët e tyre. Nuk ka sens në politikë kjo!”, ka deklaruar Arifi për Radio Kosovën.


Kurse analisti Artan Muhaxhiri  ka thënë se ky veprim i vonuar dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare:

“Kjo qasje vetëm sa e izolon Kosovën më shumë dhe po e bllokon duke e identifikuar si një krijuese të problemeve në Ballkan dhe si një shtet që nuk ka vullnet të bashkëpunojë më bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Kosova ka kaluar pozitivisht në të gjitha hapat për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ndërkaq, siç dihet, ajo ka mbetur jashtë agjendës për votim në Komitetin Ministror…