75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 17 Maj 2024 / mp

Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “1 Tetori” me atë “Isa Kastrati”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë edhe përzgjedhjen e kompanive në vlerë prej afro një gjysmë milioni euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në prokurimin online E-prokurimi , për këtë projekt janë shpallur fitues “Grupi i Operatorëve Ekonomikë Gashi 3 ING SH.P.K. Gashi ING SH.P.K.”, me çmimin prej 487,977.63 eurosh.

Për këtë projekt kanë aplikuar katër grupe ekonomike. Në bazë të kësaj dosjeje operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë ofruar ofertë më të lirë./Indeksonline/

Dokument: