Publikohen fotografi të papara më herët të familjes mbretërore angleze

Fotografi të papublikuara më parë, të familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, janë publikuar.
Të njëjtat do të ekspozohen në Galerinë e Mbretit në Pallatin Buckingham, shkruan BBC.
Fotografitë kanë shkrepur momente private të anëtarëve të familjes mbretërore, që nga viti 1943.
Ekspozita do të hapet nesër dhe do të bashkojë një prej koleksioneve më të mëdha të imazheve mbretërore dhe historisë së familjes përgjatë 100 viteve të fundit.







