75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 17 Maj 2024 / k.v

Cilët janë “kokat” e krimit në shënjestrën e operacionit të SPAK-ut (Video)

Rreth 50 urdhërarreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK-u po zhvillon operacion në disa qytete të vendit.

Operacionet po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Krujë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa.

Sipas burimeve të Top Channel-it, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Në shënjestrën e SPAK-ut janë Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja,  dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj.

Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.