Sot pritet spektakel në Podujevë, Llapi e pret Ballkanin në ndeshjen kryesore të sezonit

Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të AlbiMall Superligës së Kosovës
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila mund të vendos kampioin e ri të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, skuadra sukarekase është lidere e tabelës me 72 pikë, katër më shumë se ajo nga Podujeva.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/