U fol shkarkimi i tij, Xavi jep deklaratën e parë

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shkarkimin e Xavit nga pozita e trajnerit të Barcelonës.
Tekniku spanjoll ka folur për këto spekulime në konferencën për media, para ndeshjes të së dielës kundër Rayo Vallecanon, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se nuk merret me spekulime dhe do të vazhdojë punën derisa të ketë besimin e presidentit Laporta dhe drejtorit, Deco.
“Klubi më jep qetësi dhe entuziazëm dhe ne vazhdojmë me të njëjtën ambicie. E kuptoj gjithë zhurmën, por nuk ndryshon asgjë.Nuk jam i interesuar për spekulimet. Marr informacione, por jam i interesuar të kem besimin e presidentit dhe Decos, i cili është ende i paprekur. Nuk ndryshon asgjë. E kuptoj që media duhet të publikojë diçka, por për mua asgjë nuk ka ndryshuar.Nëse duhet të flasim për diçka, do ta bëjmë. Tri javë më parë ne u ulëm këtu për të njoftuar se po vazhdojmë. Nuk ndryshon asgjë fare. Nëse ka ndonjë ndryshim, ne do t’ju tregojmë. Nuk mund të japë më shumë informacion. Duam të fitojmë dhe të konkurrojmë dhe të sigurojmë vendin e dytë.Barcelona është klubi i jetës sime”, deklaroi Xavi./IndeksOnline/