75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës, Ballkani një hap larg titullit

Kanë përfunduar pjesët e para të pesë ndeshjeve të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e derbit të javës, mes Llapit dhe Ballkanit ka përfunduar me barazim 0-0, shkruan IndeksOnline.

Në derbin e Anamoravës, Gjilani ka shkuar në epërsi 1-0 ndaj Dritës.

Feronikeli ’74 e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Dukagjinit, me epërsi 2-1.

Me rezultat të njëjtë ka përmunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Liria.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka shhkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Fushë Kosovës./IndeksOnline/