75 Mall Live Search
20:44 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / MSH

Osmani dhe nënsekretarja e SHBA-së nesër nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca, raporton Indeksonline.

Përgjatë takimit do të diskutohen çështje aktuale dhe me rëndësi për vendin.

Gjithashtu, të dy palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media” thuhet në njoftim.