75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 20 Maj 2024 / k.v

E kërkonte Interpoli, arrestohet në një fshat të Drenicës

Një person është arrestuar pasditen e së dielës në fshatin Marinë të Skenderajt.

Ndaj tij kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Interpoli, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të autoriteteve të drejtësisë.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në  mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline