75 Mall Live Search
21:50 / E Hënë, 20 Maj 2024 / FR

Largohet kapiteni i Ballkanit, do të ndjekë rrugën e ish-shokëve të skuadrës, transferohet në Rumani

Kapiteni, Armend Thaqi do të largohet nga skuadra e Ballkanit.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës, kundër Prishtinës, do të jetë e fundit për Thaqin me fanellen e portokalltë, shkruan IndeksOnline.

Ai karrierën do ta vazhdojë në Rumani, te skuadra e Cluj.

Marrëveshja mes klubëve është arritur dhe pritet të zyrtarizohet të mërkurën, pas ndeshjes Ballkani-Prishtina.

Thaqi do të jetë lojtari i katërt nga Ballkani që transferohet në Rumani, pas Ermal Krasniqit, Albion Rrahmanit dhe Albin Berishës./IndeksOnline/