75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / k.v

Policia: Dje arrestuam 20 persona në rajone të ndryshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit ka arrestuar 20 persona në raste të ndara për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori.

Prej të arrestuarve, 8 janë dërguar në qendrën e mbajtjes, 2 në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/