75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / k.v

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, policia nis hetimet

Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se vdekja e gruas dyshohet se ka ndodhur të hënën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Hetimet po kryhen nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/