FSK konfirmon se njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/05/FSK-719x480-1.jpg)
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja, për Reporterin, se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.
”E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, citojnë ata përgjigjien e FSK-së.
Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale ”Vrasje në tentativë”.