Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, ambasada e ShBA-së: E mbështesim me krenari

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Sarajavë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e miratoi rezolutën e cila cakton 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit.
Ambasada në reagim thotë se me krenari e mbështesin këtë rezolutë.
“Mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent”, thuhet në reagimin e ambasadës.
” Rezoluta nënvizon se gjenocidi ndodhi në dhe rreth Srebrenicës në korrik 1995, një fakt i padiskutueshëm i vendosur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe një numër i madh provash mjeko-ligjore”, vazhdon tutje reagimi i ambasadës.
The United States proudly cosponsored the UN General Assembly resolution, put forward by Rwanda, Germany, and Bosnia and Herzegovina, commemorating the 1995 Srebrenica Genocide and welcomes its adoption.
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) May 23, 2024
The repeated denial of the Srebrenica genocide makes international…