Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ka mundësuar prostitucion

Pas një aksioni të policisë në Pejë, një person ka përfunduar në pranga, nën dyshimin se i njëjti mundësonte prostitucionin.
I dyshuari në fjalë është arrestuar teksa policia po kryente një bastisje, raporton Indeksonline.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për mundësinë në prostitucion dhe njëkohësisht janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje më këtë rast” tha Nikçi./Indeksonline/