Pavarësisht sëmundjes, Céline Dion planifikon paraqitjen e fundit?

Që kur Dion njoftoi për sëmundjen e saj, ka bërë pak paraqitje. Për shkak të reagimit pozitiv ndaj dokumentarit të saj të ardhshëm, ajo tani po planifikon një paraqitje madhështore.
Në vitin 2022, ylli botëror Céline Dion u zhduk nga skena e madhe muzikore. Këngëtarja ka bërë të ditur se vuan nga sëmundja autoimune jashtëzakonisht e rrallë, Sindroma Stiff Person, transmeton Indeksonline.
Në dhjetor të të njëjtit vit, asaj iu desh të anulonte të gjitha datat e mbetura në “Courage World Tour”. Në atë kohë, ajo shpjegoi se “nuk mund të thotë” nëse do të jetë në gjendje të kthehet ndonjëherë në skenë.
Në dokumentarin e saj autobiografik “I Am: Celine Dion”, i cili do të publikohet në shërbimin e transmetimit të Amazon më 25 qershor, ajo flet për herë të parë në detaje për sëmundjen e saj dhe si ndikon në karrierën e saj. Por kjo nuk duhet të jetë e fundit nga Dion. Burimet raportojnë një tjetër paraqitje të madhe.
Një burim i tha “The Sun”: “Céline nuk po heq dorë nga dëshira e saj për të kënduar përsëri”. Prandaj, ajo ka mbi gjashtë muaj që punon me trajnerë dhe specialistë të ndryshëm zëri për të përmbushur dëshirën e saj./Indeksonline/