Arrestohen dy persona për kanosje në Drenas

Një person ka raportuar në stacionin policor në Drenas se dy të dyshuar, duke e kanosur e kanë ndjekur nga pas me veturën e tyre.
Policia ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me rastin, dy të dyshuarit janë arrestuar, transmeton IndeksOnline.
Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve, të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet ende po vazhdojnë./IndeksOnline/