75 Mall Live Search
12:20 / E Martë, 28 Maj 2024 / L K

Mbërrin në Durrës kroçera “Seabourn Quest! me 448 turistë amerikanë

Për herë të parë vjen në Shqipëri kroçera “Seabourn Quest”, me 448 turistë, kryesisht amerikanë. Siç shihet në pamjet me dron të Report Tv, kroçera është akostuar në kalatën 5 të portit të Durrësit.

Zyrtarë të portit thanë se kjo është linjë e re në vendin tonë. Itenerari i turisteve të kroçeres është Durrës, Krujë, Tiranë dhe Berat.

Ata do te qendrojne nga një ditë në secilin qytet për t’u larguar më pas drejt destinacioneve të tjera të Mesdheut.