75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 28 Maj 2024 / k.v

Aktakuzë lidhur me rastin e dhunimit të 18-vjeçares në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i krimeve të rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë- Komuna Ferizaj, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri XH.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim, në atë mënyrë që fillimisht e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social “Facebook”, që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe ai e hip në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe  ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marrë të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marrë  dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.