75 Mall Live Search
19:28 / E Martë, 28 Maj 2024 / Gj. Sh

Dy vetura nga Kosova aksidentohen në Milot, ka të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së martës pranë Urës së Zogut në Milot, Shqipëri.

Siç shihet nga pamjet, dy veturat janë me targa të Kosovës.

ABC News raporton se dy automjetet janë përplasur në Rrugën e Kombit, teksa i plagosur ka mbetur një shtetas nga Kosova.

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.