75 Mall Live Search
23:26 / E Martë, 28 Maj 2024 / Gj. Sh

Vendimi për Cikalleshin, komenton moderatorja Hygerta: Është humbje për Shqipërinë, pse u ftua Aliji?

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Kombëtarja, pasi nuk arriti që të merrte një ftesë për në Europian.

Moderatorja Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën tha se kjo është një humbje për kombëtaren.

“Më vjen vërtet shumë keq sepse i ka dhënë shumë kombëtares për më tepër që ka qenë titullar në 70-80% të ndeshjeve kualifikuese. Duke qenë një lojtar i tillë meritonte që ta linte futbollin në një mënyrë tjetër”, tha ajo.

Sipas Saj Cikalleshi do të ishte më i vlefshëm se Naser Aliji.

“Më shumë se Naser Aliji ishte i vlefshëm, e ka treguar gjatë kualifikuese e kam përshtypjen se do ta tregonte edhe në Europian. Është një lojtar i  grupit e tha dhe Rudi, është lojtar që sakrifikon e që kthehet në mbrojtje. Realisht për mua është një humbje e kombëtares”, shtoi më tej Sako