75 Mall Live Search
13:15 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / mp

Policia në Parlamentin Evropian, dyshime për ndërhyrje të mundshme ruse

Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë se policia kreu kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian dhe në zyrën e tij në ndërtesën e parlamentit në Bruksel për ndërhyrje të mundshme ruse.

Prokurorët thanë në deklaratë se zyra e të dyshuarit në Strasburg, ku ndodhet selia e parlamentit të BE-së në Francë, u kontrollua gjithashtu, raporton Associated Press-i.


“Kërkimet janë pjesë e një rasti të ndërhyrjes, korrupsionit pasiv dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale dhe ka të bëjë me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e Parlamentit Evropian janë afruar dhe paguar për ta promovuar propagandën ruse përmes faqes së lajmeve”, thanë prokurorët.

Prokurorët thanë se besojnë se punonjësi “luajti një rol të rëndësishëm në këtë”.