Përplasen dy vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në autostradën Ibrahim Rugova, saktësisht në fshatin Trudë.
Veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa për gjendjen shëndetësore të të lënduarve ende nuk dihet.
Policia e trafikut ka pranuar informatën për aksidentin dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit: