75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / G T

Hansi Flick: Jam i lumtur, Barcelona ka akademinë më të mirë në botë

Trajneri gjerman, Hansi Flick është zyrtarizuar si trajner i Barcelonës sot gjatë ditës.

Ish-trajneri i Bayern Munchen është shprehu tejet i lumtur që ka firmosur kontratë me ekipin katalunas, shkruan Indeksonline

Ai gjithashtu shtonë se Barcelona ka akademinë më të mirë në botë dhe është i gatshëm të bashkëpunoj me ta.

“Jam shumë krenar që jam trajner i Barcelonës. Vërtetë është një klub i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm. Ne ndajmë të njëjtin vizion, posedim dhe futboll cilësor. Barça ka La Masia, një nga akademitë më të mira të futbollit në botë dhe misioni ynë është që të përmirësojmë të gjithë lojtarët”, u shpreh trajneri gjerman

Hansi Flick ka firmosur kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026./Indeksonline/