75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 30 Maj 2024 / LB

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq

Nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, është shkarkuar nga detyra.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, me 17 vota pro është votuar shkarkimi i Tomaniqit.

Në mesin e arsyeve që çuan në këtë shkarkim dyshohet të jenë takimet e shumta që Tomaniqi ka realizuar në emër të komunës, por pa aprovimin e kryetarit, pohojnë burime të Indeksonline.

Burimet e njëjta pohojnë se Tomaniqi nuk ka përfillur orarin e punës dhe detyrat që i janë caktuar, duke mos respektuar as pozitën e saj në këtë mandat.

Madje, Tomaniqi dyshohet të ketë ushtruar edhe presion të vazhdueshëm ndaj disa zyrtarëve serbë, si dhe ka nënshkruar marrëveshje me kompani të huaja për objekte të ndryshme./Indeksonline/