75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Zyrtare: Roma e blen kartonin e plotë të mbrojtësit spanjoll

Futbollisti Angelino tashmë është transferuar “komplet” nga RB Leipzig te skuadra e Romës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi i krahut kaloi një sezon te romakët dhe duket se i ka pëlqyer trajnerit De Rossi.

Andaj, Roma ka aktivizuar mundësinë për ta blerë kartonin e plotë të lojtarit që mund të jetë rreth 8 milionë euro.

Ish-lojtari i Manchester Cityt gjatë këtij sezoni në Serie A zhvilloi 16 ndeshje dhe bëri një asist./Indeksonline/