75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 31 Maj 2024 / k.v

Shtetasi i huaj dërgohet pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë

Mesditën e së enjtes, një person është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë pa shenja jete.

Viktima ishte mashkull me shtetësi të huaj, ndërsa vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij ka deklaruar se viktima kishte pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.

Me vendim të prokurorit, trupi i  viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/