75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 31 Maj 2024 / k.v

Dhunohen 2 femra në Gjakovë, policia arreston 3 të dyshuar

Policia ka ndaluar një automjet në Gjakovë në të cilën ishin tre meshkuj dhe dy femra, të cilat nuk kishin dokumente identifikimi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00. Me rastin po merret njësiti i hetimeve në Gjakovë./IndeksOnline/