Vetura godet shtyllën, përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Prizren. Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, pasi që kishte goditur një shtyllë elektrike.
Në pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet se vetura e vetaksidentuar ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Policia e Kosovës./Indeksonline/
