75 Mall Live Search
13:26 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Boatengu gjen menjëherë klubin e ri, i bashkohet Berishës në Austri

Mbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, ka gjetur klubin e ri pas largimit të tij nga Salernitana.

Boatengu, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën LASK Linzit ku luan edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës Valon Berisha, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi gjerman, këtë sezon bëri 7 paraqitje në Serie A për skuadrën e Salernitanës ku iu bashkua në janar pas shkëputjes së kontratës me Lyonin.

Por fatkeqësisht Boatengu, bashkë me Salernitanën kanë rënë në Serie B duke përfunduar në vendin e fundit në tabelë me vetëm 17 pikë./IndeksOnline/