Vdes në moshën 67-vjeçare doktori nga Gjilani Rexhep Ismajli

Doktori gjilanas Rexhep Ismajli ka vdekur sot në moshën 67-vjeçare. Kjo është bërë e ditur nga familja e tij. Varrimi i doktor Rexhep Ismajlit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit, duke filluar nga ora 13:00.
“Njoftojmë gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët, se i dashuri jonë u nda nga jeta më 31.05. 2024, në moshën 67-vjeçare, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e familjes Ismaili.