75 Mall Live Search
09:27 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / FR

Gjakovë: Dyshohet se në vazhdimësi e përcjelli dhe e shqetësoi një grua, arrestohet i dyshuari

Një person në Gjakovë është arrestuar, pasi një grua u ankua në polici se ai në vazhdimësi e kishte përcjellë duke e shqetësuar dhe ngacmuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njofton policia.

“Më datë 30.05.2024  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që sipas deklarimit te viktimës femër kosoare, i dyshuari në vazhdimësi e kishte përcjellë duke e shqetësuar dhe ngacmuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.