Zyrtare: Trepça rikthen sulmuesin Moustapha Ba

Skuadra e Trepçës ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin Moustapha Ba.
Klubi nga Mitrovica ka bërë të ditur transferimin e lojtarit 26-vjeçar që ishte larguar gjatë afatit të janarit drejt skuadrës shqiptare, KS Besa, shkruan Indeksonline
“Mirësevjen në shtëpi”, shkruhet në njofitmin e klubit mitrovicas
Në Kategorinë e Parë në Shqipëri, Ba zhvilloi 14 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola.
Për Ba ishin të interesuara shumë skuadra, por në fund skuadra mitrovicase arriti të siguronte shërbimet e tij./Indeksonline/