75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / G T

Kosova stërvitet edhe sot, lëndohet Amir Rrahmani

Dardanët e kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit për miqësoren e qershorit kundër Norvegjisë.

Përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit e mbrojtjes si dhe në tranzicionin e këtyre dy fazave gjatë lojës.

May be an image of 5 people, people playing soccer, people playing football and text

Në stërvitje për shkak të një shqetësimi të vogël ka munguar Edon Zhegrova, derisa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00.