75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së nga Skenderaj

Ditën e sotme ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Hajzer Gruda nga fshati Polac i Skenderajt.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, i cili tha se Gruda ka qenë ndër të parë që i është bashkuar UÇK-së.

“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari Hajzer Gruda nga fshati Polac. Me fillimin e luftës ai iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke shërbyer me nder e përgjegjësi të lartë në detyrën më fisnike – luftëtar i lirisë së atdheut. Ngushëllime familjes Gruda, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe!”