75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Haziri: Të dielën dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Preshevë e Bujanoc, të dielen.

Ai tha se kjo duhet të jetë një zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim.

“Mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ju ftoj që të dielën të dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc. Këto duhet të jenë zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim. Besoni në ata të cilët Referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh!”, ka thënë Haziri.